Media italiane: Vazhdojnë protestat kundër Ramës, sot në Milano, nesër tubimi i madh në Bruksel

SETTE NEWS

“Ne ishim në shesh më 24 maj në Porta Ticinese. Na e ndryshuan vendndodhjen, por kjo nuk ndryshon motivimin tonë dhe dëshirën për ta bërë zërin tonë të dëgjohet”, tregojnë shqiptarët e Milanos dhe zonave përreth, të cilët edhe ditët e fundit kanë protestuar në kryeqendrën e Lombardisë, duke marrë pjesë në distancë në protestën që po zhvillohet prej më shumë se njëqind e njëzet ditësh në Shqipëri.

Protesta u organizua nga aktivistët shqiptarë që janë mobilizuar për të thënë jo ndërtimit të resorteve luksoze në zonën natyrore të Zvërnecit, në jug të vendit, ku ndodhen laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit, të kërcënuara nga betonizimi.

Protesta drejtohet mbi të gjitha kundër politikave të kryeministrit Edi Rama. Demonstruesit synojnë të mbrojnë atë zonë natyrore, ende të paprekur, nga betonizimi dhe nga përfitimet e pak njerëzve.

Pikërisht për këto arsye, nesër një grup edhe nga Milano do të shkojë në Bruksel, së bashku me grupe të tjera të diasporës shqiptare.

About Redaksia

Check Also

SPAK mbërrin në ministrinë e Mbrojtjes/ Bastisen banesat e Yeffetit të Ramës, Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh, sot janë ushtruar …