SPAK mbërrin në ministrinë e Mbrojtjes/ Bastisen banesat e Yeffetit të Ramës, Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh, sot janë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Ron Yeffet.

Janë ushtruar kontrolle dhe tek banesa e Ardi Veliut, drejtorit  të KAYO dhe Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Kontrolle janë kryer dhe në Ministrinë e Mbrojtjes e drejtuar nga Ermal Nufi

Mësohet se kontrollet janë ushtuar në banesën në periferi të biznesmenit amerikano-izraelit. Nga përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Yeffet dilte garant për të bërë trafik armësh, ku përdorte qeverinë shqiptare si mekanizëm. Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.

Në përgjimet e Ahmetajt, ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.

About Krye Redaktor

Check Also

A po ja “mbyll gojën” Rama, Amabasadës amerikane me skemën e Yeffet

Njeriu i Ramës në trafikun e armëve Ron Yeffet, sipas materialit të publikuar nga Ahmetaj, …