Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët politikë, ku në fokus ka qenë reforma territoriale dhe drafti i qeverisë për riorganizimin e bashkive.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka braktisur procesin e konsultimeve me publikun dhe se po synon ta çojë përpara reformën në mënyrë të njëanshme.

Berisha tha se opozita është angazhuar në proces për të mos i lënë socialistët “duar të lira”, ndërsa kundërshtoi draftin me 46 bashki të propozuar nga mazhoranca.

Berisha: Ky takim lidhet me reformën territoriale.

Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një reformë të vërtetë, por ua themi këtu, dy qenë shkaqet për të cilat ne u angazhuam.

Së pari, ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët që ne të mos braktisim këtë reformë dhe t’u lëmë socialistëve duar të lira.

Së dyti, reforma territoriale është një nga dy kërkesat e Komisionit Evropian në raportin e tetorit që kaloi, se tani po vjen raporti i ri.

Nuk kishte diskutim që Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij.

Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale.

Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera na varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre.

Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij.

Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum.

Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet.

I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij.

Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët.

Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive.

Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rëndësishme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jam në mënyrë kategorike kundër kullës te Tajvani! PD po mbledh firmat për peticion dhe do mbështesë çdo protestë kundër ndërtimit të saj

Afërdita Findo: Doktor, cili është mendimi juaj për kullën që do të ngrihet tek Tajvani? …