Berisha: Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës! Rruga e vetme, protesta për largimin e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur te qëndrimi që duhet të mbajë opozita ndaj institucioneve.

Berisha argumentoi se braktisja e Kuvendit dhe institucioneve do t’i shërbente mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, beteja opozitare duhet të vijojë brenda institucioneve, ndërsa paralelisht protestat duhet të përdoren si mjeti kryesor për të kërkuar largimin e Ramës.

Berisha: Faleminderit për diskutimin, sugjerimin, vërejtjet.

Një moment është këtu themelor, kjo është një opozitë në diktaturë.

Dhe një opozitë në diktaturë ka dy opsione.

Kjo është diktaturë e bazuar në drogën, fuqinë e jashtëzakonshme të saj.

Vetëm Salvator Aliu, që bashkëpunon me Edi dhe Olsi Ramën, ka në dorë të paktën 7 miliardë euro, minimumi, dhe që ka marrë përsipër të ndërtojë Zigzagun në emër të tyre.

Në këto kushte opozita koa dy zgjidhje, ose të dalë jashtë institucioneve, ose të vazhdojë betejën brenda institucioneve.

Asnjë kusht për të qenë në institucione nuk ka.

Asnjë e drejtë e saj nuk respektohet.

Por, braktisja e institucioneve është interesi më i mirë i diktaturës.

Se si e bllokon kur merr 83 mandate, unë nuk e di.

E ka zgjidhur ai problemin, me 83 mandate ai i përdor ato për të gjitha gjërat që i duhen, ligje të kësaj natyre.

Në zgjedhje bllokohet, po nuk more pjesë në zgjedhje, ai zgjedhjet i zhvilloi siç i zhvilloi.

Madje duhet të dish një gjë, kur u dogjën mandatet, zotëria e ekzekutoi vendimin për 24 orë, kur hapësira ligjore ishte 3 javë.

Dhe në fakt, duhet ta dimë, në qoftë se PD nuk mori ndëshkimin për precedentin që krijoi nuk e mori sepse e panë që ky e donte atë punë, dhe e bënë share përgjegjësinë. Se PD mandatet nuk kishte asnjë lloj tagri t’i digjte.

Kështu kemi të bëjmë me një njeri që e do me çdo kusht opozitën jashtë institucioneve.

Kur të doni marrim vendimet dhe i diskutojmë, por dalja e opozitës jashtë institucioneve i shërben vetëm atij.

Se të paktën janë përdorur, për asgjë tjetër, sot ata që numërojnë me shumë të drejtë me dhjetëra e qindra akte kriminale të kësaj qeverie, të gjitha janë të denoncuar në parlament dhe SKAP nga kjo opozitë.

Kjo ka ndodhur. Por vetëm kaq, se ky i ka nën kontroll të gjitha, siç e shihni vetë.

Ky reformën territoriale e ndërpreu vetë, e pa se konsultimet janë kundër tij, tha ik se nuk më duhen konsultimet mua.

Kjo është e vërteta.

Ky fakt është fakt nga i cili përcaktohen qëndrimet.

Këtu kemi të bëjmë me një regjim, i cili nuk njeh as ligj, as Kushtetutë.

Ja tani do mblidhemi si grup parlamentar ne, çfarë do bëjmë ne? Ai nuk pranon mocionet, që janë një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë.

As për KAYO-n, as për SHISH-in. Del bandë ajo dhe opozita nuk ka të drejtë të thërrasë mocion debati.

Këto janë.

Gjithnjë është kjo. Se janë të thjeshta. Duhet të qëndrojmë jashtë institucioneve apo të dalim.

Vetëm një gjë, ua them me përgjegjësi të plotë, dalja është interesi i tij absolut. Atë do.

Kjo është, ky është realiteti shqiptar.

Ndaj dhe këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij.

Zgjidhje tjetër, ne këtu do jemi… por të presësh se atë do ta largojë SKAP-i, nuk e largon kurrë, nuk i afrohet dot kurrë.

Të gjitha këto që i bën tani ai, i bën vetëm për veten e tij.

Edhe ligjet që i paraqiti për të ndryshuar, vetëm për veten e tij.

Ky është realiteti!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qytetarët digjitalë më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

Besmir Lleshi: A keni informacion nëse Rama, Vlora Hyseni dhe Gys Agasi janë takuar të …