Agron Bakalli: A e shihni Partinë Socialiste si më superiore dhe Partinë Demokratike si më inferiore në këtë 15 vitet e fundit?
Sali Berisha: Më vjen keq, kurrë. Partia Socialiste është parti e krimit të ndërthurur z. Bakalli. Dhe krimi s’mund të konsiderohet kurrë superior!
Ju mund të më thoni mua se po lëndoni socialistët e thjeshtë. Nuk e kam fjalën për socialistët e thjeshtë. Por elita e Partisë Socialiste është kryekëput një elitë kriminale dhe më thuaj ti mua një prej tyre të të jap fakte dhe dokumente për të.
Ata deputetë që janë aty dhe që heshtin ndaj gjithçkaje që bën kreu i tyre, ata nuk mbrojnë Edi Ramën. Ata mbrojnë pasuritë e tyre të krimit. Ata mbrojnë lidhjet e tyre me bandat dhe krimin. Ndaj dhe nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi i nderuar zotëri, midis Partisë Demokratike dhe një organizate kriminale. Organizatë të vërtetë kriminale, të kryesuar nga Edi Rama.
Ju mund të më thoni, zgjedhjet? Është fatkeqësi në qoftë se e mendoni. Pse? Një narko-shtet nuk bën zgjedhje. Një narko-shtet zhvillon farsa, por të paktën këtë arritëm. Arritëm ta damkosim para komunitetit ndërkombëtar.
Pra, është e kundërta, unë shoh një opozitë që qëndron në kushtet më të vështira dhe kjo përbën epërsi të pakontestueshme morale.
Shoh një opozitë që u përpoqën ta zhdukin, por që qëndroi e pamposhtur.
Shoh një opozitë, e cila ka qëndruar ndaj të gjitha krimeve dhe i ka paralajmëruar ato kohë pas kohe dhe në mënyrë të përsëritur para shqiptarëve.
Z. Bakalli, sot nuk del asnjë problem i vetëm që ne si opozitë të mos ia kemi paraqitur publikut, të mos i kemi denoncuar. Çfarë dua të them me këtë? Ne qëndruam si opozitë e vërtetë, siç na takonte dhe i shërbyem interesit publik në një kohë kur të tjerët qëndruan si organizatë kriminale. Tërësisht. Qëndruan si parti e bazuar në miliardat e drogës, të kontrabandës, të vjedhjes së taksave tuaja, të vjedhjes së pronave publike.
Jo, nuk ka gjë më të zezë se kjo forcë politike. Epërsia është e padiskutueshme e Partisë Demokratike në rrafshin moral.
Gazeta RD