Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi tha në News24 se hetimet e SPAK për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku kanë zbuluar edhe një vilë të saj në Sardenja të Italisë si dhe disa lokale me sipërfaqe të mëdha në Tiranë.
Prençi shtoi se SPAK pritet të marrë në pyetje shumë shpejt edhe kryeministrin Edi Rama, me gjasë për trafikun e armëve dhe skandalin me SHISH.
“Vila në Sardenja është konfirmuar nga hetimet e SPAK. Do dalin dhe disa lokale në Tiranë me sip marramendëse 800 m. nuk mendohet pas Tares por një personi afër me Balluku, vila në Sardenja.
Lokalet mbahen në juridiksionin e ndërtuesve por janë kapur gjurmët. SPAK ka trokitur me bisedat përgjimet, zbardhjen e numrave të telefonit që disponon. Hetimet e krimeve të kryera nga bota e pushtetarëve është pak e vështirë se kanë gjithë mekanizmat. Prokurorët kanë kundërshtuar ndryshimet e prononcuara nga kryeministri për KPP. Kryeministri do me çdo kusht të bëhet avokat i zyrtarëve të implikuar në vepra penale. SPAK do mund të hetojë sa i lë zinxhiri i qeverisë.
Do i vështirësohet puna trefish. Shikoj që SPAK po bën punë serioze. Më mirë që i nxjerr lakrat pak nga pak. Mjaftohet që të provohen tre vilat e zonjës Balluku, kryeministri sa herë tenton të bëjë avokatin zhytet në fajësinë e tij. Do merret në pyetje. Minimalisht për trafikun e armëve dhe për çështjen e SHISH. Patjetër do merret në pyetje. A do merret te zyra a do ja hapi derën? Tani do shikojmë a do e lërë veten të lirë para organeve të drejtësisë. Jam i bindur që shumë shpejt do përballet me prokurorin dhe oficerët e BKH, besoj në zyrën e tij”, tha Prençi.
Gazeta RD