Mashtrimi i turpshëm i Ramës me foton me Trump/ Çfarë ndodhi në hollin e hotelit “Lotte New York Palace Hotel”

Dy ditë më parë kryeministri Rama postoi në Instagram një foto me presidentin amerikan Trump, të bërë në hollin e një hoteli në Nju Jork. Në diçiturën e fotosai rrekej të ironizonte opozitën teksa shkruante se e kishte bërë foton me IA meqë opozita tha se ai nuk e kishte takuar kreun e shtëpisë së Bardhë.

Ai ndodhej prej disa ditësh në SHBA për të marrë pjesë në sesionin e 81-të të OKB-së ndërsa nuk arriti dot të takonte asnjë zyrtar të lartë amerikan apo të ndonjë vendi tjetër. Fotoja e vetme që ai dhe bashkëpunëtorët e tij postuan ishte një selfie mes tij e Taulant Ballës, sipas të cilit, në ndrejtimin e Ramës, Shqipëria ishte ngjitur në majat më të larta.

Ndërsa u përpoq ta shiste foton protokollare si takim me presidentin amerikan, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Thuajse në të njëjtën kohë me Ramën, postuan foto me Trump, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën pozë tipike të shefit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti serb, tashmë ish-president Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut Hristjan Miskoski, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa.

Nga mënyra e njëjtë e shkrepjes së fotove, disa madje spekuluan se krerët e vendeve të Ballkanit kishin dalë foto me një statujë prej kartoni të Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, fotot protokollare me statujen e Trump u bënë në hollin e hotelit “Lotte New York Palace Hotel”, ku Trump bëri foto me secilin nga pjesëmarrësit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Të mobilizohemi”, thirrja e Berishës për protestën e së enjtes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës të mobilizohen …