Malltezi: Parku “Rinia” po bëhet kullë për xhepin e Ramës!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar ndaj projektit të fundit të prezantuar nga kryeministri Edi Rama për transformimin e Parkut “Rinia” në Tiranë.

Malltezi e kundërshton projektin, duke argumentuar se kryeqyteti ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra dhe jo për ndërtime të reja në zonat e parqeve.

Malltezi: Tirana kishte me dhjetëra e dhjetëra parqe po zhduku që me parkun te Sheratoni, me parkun e madh të Tiranës, zonën e Liqenit të Thatë, me sheshin Italia, me parkun ku u bë hotel Plazza, të gjitha parqet në Tiranë i ka zhdukur, i vetmi park i mbetur është Parku Rinia. Është një zhvillim i cili ecën në kundërshtim me nevojat e qytetit.

Qyteti ka nevojë për parqe, ka nevojë për zgjidhjen e trafikut ka nevojë për cilësinë e ajerit të pastër dhe për fat të keq asnjë nga këto nuk po zgjidhen thjeshtë po bëhen kulla për xhepin e Edi Ramës. Ka ardhur koha që qytetarët të pyeten, të pyeten a e duan një kullë për qytetin e tyre apo duan një park më tepër.

Për fat të keq Edi Rama kishte mundësi të bënte me dhjetëra parqe. Ka zgjedhur t’i vjedhi paratë me inceneratorët që nuk ekzistojnë, ka zgjedhur t’i vjedhi paratë me KAYO që nuk ekziston, dhe të mos bëjë asnjë park, thjeshtë gradaçela për xhepin e tij.

About Redaksia

Check Also

Asllani: Protesta e Bashkive para Kuvendit është një këmbanë alarmi për të gjithë popullin!

Nga Ylli ASLLANI Mos i lëshoni territoret tuaja! Territori u përket njerëzve që jetojnë, punojnë …