Nga Ylli ASLLANI
Mos i lëshoni territoret tuaja!
Territori u përket njerëzve që jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë jetën aty.
Këshillat bashkiakë të 15 bashkive e kanë thënë qartë:
JO bashkimit të imponuar nga qeveria!
Vullneti i qytetarëve dhe i përfaqësuesve të tyre vendorë nuk mund të anashkalohet.
Kjo nuk është vetëm protesta e 15 bashkive.
Është një thirrje për të gjithë shqiptarët që besojnë te Kushtetuta, te demokracia vendore dhe te Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore.
Sot preket një bashki.
Nesër mund të jetë territori dhe komuniteti juaj.
Mos lejoni që vendimet për komunitetet tuaja të merren pa ju dhe kundër vullnetit tuaj!
Territoret nuk janë pronë e qeverive. Janë shtëpia e qytetarëve!



Gazeta RD