“O servil i Ramës”/ Protestuesit godasin me vezë gazetarin, Bledi Mane

Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione pasditen e sotme, ku në shënjestër të protestuesve ka qenë edhe gazetari Bled Mane.

Protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, i janë drejtuar Manes me thirrjet “O servil i Ramës”, ndërsa më pas e kanë goditur me vezë.

Situata është tensionuar më tej, pasi Mane ka reaguar ndaj protestuesve duke u konfrontuar fizikisht me disa prej tyre.

Në pamjet nga protesta shihet se disa qytetarë kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për ta larguar Manen nga turma.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kadastra në gjendje të paimagjinueshme, Blockchain rruga për të rikthyer sigurinë e pronës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për gjendjen e Kadastrës në …