Afera miliona euro e AKSHI-t/ Karçanaj paraqitet sërish në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t.

Ajo ishte më herët në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë.

Karçanaj është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas takimit me një delegacion të nivelit …