Sali BERISHA
Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale.
Të dhëna të pakundërshtueshme faktojnë se Padrinoja apo kreu i narkoshtetit, Edi Rama, është kujdesur në maksimum që fitimet e tij të kenë si burim tregtinë e armëve, kontrabandën e armëve.
Historia e të famshmit Roni Yeffet është histori personale e Edi Ramës.
Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive si përfaqësues i Edi Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese.
Qytetari dixhital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fandaksur se nuk e besonte kurrë.
Por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Edi Ramën dhe tre herë Linda Ramën, por në telefon nuk iu përgjigj njeri.
Sidoqoftë, këto janë çështje të drejtësisë dhe do i verifikojë drejtësia.
Ajo çka është për interesin direkt të qytetarëve se në një skemë mafioze të ndërtuar nga Edi Rama, të mbështetur fuqimisht nga Edi Rama me ligje, me vendime, Roni Yeffet de facto kompanisë së tij nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë, nga paratë e tyre, i janë dhënë gjer sot 45 milionë euro.
I janë dhënë gjer sot dhjetëra milionë euro pronë shtetërore, përfshi këtu edhe pronat ku ishte e vendosur prej vitesh News24.
Përveç këtyre, ky grup mafiozësh shkon dhe plaçkit prona private të qytetarëve shqiptarë në Zall Herr, prona të fituara me të gjithë dokumentacionin, dhe ua marrin familjeve pronat duke u thënë se janë të shtetit.
Historia është shumë interesante, e turpshme.
Fillon në mënyrë identike si historia e sterilizimeve me një gërshërë të thyer dhe pinca të ndryshkura.
Kësaj here fillon me një podcast, ku një zonjë, që do ta quajmë tani e tutje Miss Autoblindi ose Arjeta Puca, dëshmon në studion e podcast-it të Edi Ramës se ajo bën mrekullira, se ajo prodhon makineri ushtarake të klasit ndërkombëtar, midis tyre edhe autoblinda.
Fill pas shfaqjes televizive të Ramës, njëlloj si në sterilizimet me pincat e ndryshkura dhe gërshërët e thyera, Miss Autoblindi na del në Kashar me një autoblind, makineri për ushtrinë dhe zotohet se ajo do të armatosë ushtrinë shqiptare.
Pas kësaj, Edi Rama miraton ligje dhe vendime për të ndërtuar këtë skemë piramidale të tmerrshme, por kësaj here kryekëput në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Kompania e famëziut Ardi Veliu, që u krijua për këtë qëllim, shpejt bashkohet me Roni Yeffet duke i dhënë atij 80 përqind të aksioneve, aksione të cila të bazuara në fonde publike dhe pronë shtetërore.
Imagjinoni ju, Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-kombinatin e traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit.
Bëhet pronar i tokave që plaçkisin në privat.
Që të gjitha shartimet që kanë bërë njëri me tjetrin me kompani të ndryshme nga më absurdet, duke shitur kompani me 1 euro, kompani me kapital 1.5 euro. I gjithë rrjeti i kompanive është në kundërshtim flagrant me standardet e përcaktuara për kompani të kësaj fushe.
Kompani me 1 euro, e cila sipas ligjit duhet të ketë 20 milionë euro kapital.
Dhe Piro Vengu deklaronte se kontratat i shqyrton komiteti i mbrojtjes, i cili kryesohet nga Padrinoja.
E vërteta është se vendi ka një komitet mbrojtje, i kryesuar nga kryeministri dhe i përbërë nga disa ministra, por e vërteta është se ministrat i kontrollonte Roni Yeffet dhe Edio Rama.
Prandaj kompanitë e rrjetit janë që të gjitha pa asnjë kriter, me një kriter të vetëm, të vjedhim, të vjedhim, të vjedhim.
Në komitet tani është Ermal Balluku apo Ermal Raketa. Të gjitha këto ndryshime qëdo i dëgjoni janë bërë me firmën e Lubi Ballukut.
Por Roni Yeffet alias Edi Rama ka duart e tij të zeza.
Ka dashur të shtrijë duart e tij të zeza në aeroportin e Vlorës.
Ka marrë hipodromin e Ergys Agasit.
Paratë e taksapaguesve tanë shkojnë në hipodrome private, i cili duhej të ishte i konfiskuar.
Por problemi është se njëlloj si verën, që kushtonte 33 mijë euro shishja dhe i përkiste Edi Ramës, edhe hipodromi nuk mund të konfiskohej pavarësisht se Agasi është në burg.
Jo, duhej ta merrte në pronësi Yeffeti, që e ka hipizmin së bashku me Arjetën si një sport engledisës.
Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun, të gjitha firmat.
Ndërkohë, unë më duhet t’u rikujtoj këtu, për të pasur qartë pushtetin e tij, se në komisionin e sigurisë, Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet.
E kuptoni se si është i ngërthyer i quajturi shërbimi informativ kombëtar, në njërën anë Agasi, në anën tjetër Roni Yeffet.
Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte një shpoti për Lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë.
Shërbimi informativ ishte vënë nën një kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Roni Yeffet.
Kjo është një nga skemat më mafioze. Një vend anëtar i NATO-s që aplikon skemë të tillë mafioze në fushën e mbrojtjes, kryen një akt shumë të rëndë ndaj vendit të tij, por edhe ndaj aleancës.
Siç jeni në dijeni, Roni Yeffet me Miss Autoblindin blinin armë në zona lufte, në Sudan dhe në vende të tjera të Afrikës, i sillnin në Shqipëri, u vinin etiketa shqiptare në një mashtrim të madh për t’i shitur në Ukrainë, në të cilin për hir të së vërtetës, përfaqësuesit e atij vendi ua thonë haptas se ne i blemë me tendera të hapur, jo direkt siç kërkonin këta.
Është e faktuar nga regjistrimet që keni dëgjuar përpjekja e tij mafioze për të shtrirë dorën e zezë në gazin e Delvinës.
Që të gjitha këto janë porosi në bashkërendim dhe bashkëveprim me Edi Ramën.
Aktiviteti i tij është një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare të Shqipërisë ndaj dhe e dënoj me forcën më të madhe.
Pra, ky ishte skaneri i plotë i një piramide mafioze të ndërtuar në fushën më sensitive, më të rëndësishme, nga Edi Rama, të ndërtuar në fushën e mbrojtjes, duke përdorur tre vegla, keqshfrytëzuar në shkallë ekstreme Roni Yeffet, Miss Autoblindin dhe famozin Ardi Veliu.
Besoj se një skemë e tillë është e denjë vetëm për filmat e Narkosit.
Por kësaj here nuk është droga lëndë e parë, por lëndë e parë janë armët, siguria e vendit.
Gazeta RD