Braçe dhe Sinaj kundër shkrirjes së bashkive, Rama mbledh me urgjencë grupin socialist

Edi Rama ka mbledhur me urgjencë mëngjesin e kësaj të enjteje, grupin parlamentar të PS-së, pak para nisjes së seancës plenare, ku në fokus të diskutimeve është reforma administrativo-territoriale.

Socialistët pritet të votojnë sot projektligjin që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por për miratimin e tij nevojiten 84 vota në Kuvend.

Drafti ka hasur edhe kundërshtime brenda grupit socialist, ku deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur rezerva ndaj reformës dhe në mbledhjen e mëparshme të grupit kanë votuar kundër saj.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, pritet që Edi Rama, të japë urdhërin e fundit sa i takon votimit të reformës territoriale.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …