Bardhi: 11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp! Mos i dilni zot vilave të Ballukut!

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij, deklaroi se kjo ishte interpelanca e 11-të që, sipas tij, mazhoranca refuzon ta zhvillojë me praninë e kryeministrit në Kuvend.

Ai kërkoi që Rama të ishte në Kuvend për të dhënë llogari, ndër të tjera, për çështje që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij dhe për propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH.

Në replikën me kreun e grupit socialist, Taulant Balla, Bardhi e zhvendosi debatin edhe te Belinda Balluku dhe qëndrimi i mazhorancës ndaj SPAK.

Ai akuzoi socialistët se kanë mbështetur Ballukun në një moment kur, sipas tij, duhej të përballonte kërkesën për heqjen e imunitetit.

“Të ndalet menjëherë dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine. Është e papranueshme që qytetarëve t’i mohohet e drejta për të protestuar. Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe t’i garantojnë qytetarëve të drejtën për protestë paqësorë.

Duhet të dëgjoni zërin e qytetarëve që protestojnë dhe ato qytetarëve nga zonat tuaja elektorale që ju kërkojnë të mos votoni hartën. Është e papranueshme që ne rrimë këtu brenda për të përmbushur detyrën tonë , ndërsa qytetarët pengohen në ushtrimin e të drejtës Kushtetuese.

Kur dëgjova Ballën se tha mbështesim Prokurorinë e Posaçme, por duhet të kujtojë kur i dolët kundër SPAK për të mbrojtur një të korruptuar ku e sollët zvarrë nga palestra për të votuar reformën Territoriale, Mos i dil për zot vilave të Belindës, nga Dhërmiu, në Itali e Vjenë.

Mos na bëj leksione këtu. Ju jeni palë, por shumë nga kolegë tanë nuk janë palë, sepse nuk janë ekipi i Ergys Agasit… T’i the nuk mund të kërkojmë llogari për këtë çështje sepse jemi palë, por Kuvendi i Shqipërisë dhe shumica nuk janë palë. Kjo është interpelanca e 11 që refuzoni të sillni këtu Kryeministrin e Shqipërisë. Është një turp”, tha ndër të tjera Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …