Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e policisë.
Në mesin e protestuesve që janë përballur me efektivët ndodhet edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Situata është tensionuar teksa protestuesit kanë tentuar të afrohen dhe të heqin barrierat metalike të vendosura nga policia. Efektivët më herët kanë reaguar duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Gazeta RD