Berisha: Një njeri kaq i papërgjegjshëm, saqë paraqitet këtu me një dokument antikushtetues, paraqitet këtu me një dokument që vjen në kundërshtim flagrant me të gjitha parimet ndërkombëtare të shteteve të lira, nuk mund të mos pyetet se kush është.
Ndaj dhe tani i kam disa pyetje unë për ty, si ka mundësi që ti je këtu dhe Erion Veliaj për të njëjtat krime është në burg?
Si ka mundësi që ti je këtu dhe drejtorët e 5D, që ke edhe firmën tënde janë në burg?
Nuk po hyj tek jeta tjetër, se e di vetë ti, por nuk futem tek ato, por tek këto që impakt direkt tek qytetarët.
Dhe vjen këtu me një dokument e thua që nuk i kemi pyetur qytetarët.
Po a ka pafytyrësi më të madhe se kjo?
Po si mund të pranosh një dokument të tillë kur themelore është pyetja e qytetarëve?
Por m’u përgjigj këtyre pyetjeve ti këtu: pse ai është në burg dhe ti je këtu?
Çfarë ka bërë ai më shumë se ti?
Po, po.
Po hotel Barcelonën, e harrove ti?
Si shkove ti në hotel Barcelona? Kush të pagoi ty?
Na e thuaj pak këtu ta dinë këta.
Prandaj ti shkelmon me banditizëm interesat e qindra mijëra qytetarëve sot dhe vjen këtu me dokument e thua nuk janë pyetur, me një fjalë goje.
Këto pyetje dhe mund të bëj edhe shumë të tjera.
Gazeta RD