Korreshi: Ju keni qenë prezent por për tu thënë edhe diçka. Për të parë se sa me hatër e ka pushteti protestuesit, po të shikoni këta të maskuarit, policët, nuk kanë numër identifikimi. Nuk mund të rrijë policia as me maska dhe as pa numër identifikimi.
Ka këtu edhe kryesurretër që shan dhe u tregon hallatet protestuesve. Se i ka hallatet ky si Hila apo si Gysi, këtë nuk e dimë por problemi është se policia e shtetit nuk mund të mbajë kësi halesh dhe pa identifikim,
Kështu që, jeni të vetmit ku mund të bëjmë denoncim tek ju mediat që ju lutem shumë që ti shikoni që janë të gjithë pa numër identifikimi dhe pa numër identifikimi në bazë të ligjit të policisë së Shtetit janë të gjithë për kallëzim penal. Sepse nuk e dimë çfarë janë, kriminelët që i mban policia apo kanë një numër të gjithë. Këta të rreshtit të parë nuk e kanë. Dhe janë të gjithë të maskuar. Ne nuk e dimë me kë po përballemi sot sepse kanë bërë një perimetër kafshërie që ti nxjerrin në pritë njerëzit dhe tu hedhin spray me piper …
Gazeta RD