Berisha tha se mesazhi tregon, sipas tij, distancën e mazhorancës nga realiteti dhe zëri i qytetarëve që preken drejtpërdrejt nga reforma.
Në mesazh, qytetari thekson se Poliçani “nuk është thjesht një emër, nuk është thjesht një hartë”, por shtëpia, historia dhe identiteti i komunitetit. Berisha e përdori mesazhin për të argumentuar se qytetarët kërkojnë të dëgjohen për të ardhmen e bashkive të tyre, ndërsa akuzoi mazhorancën se është larg shqetësimeve dhe kërkesave të tyre,
Berisha: Kam një mesazh nga një qytetar, të cilin unë duhet t’ua u lexoj ju, jo se ndryshon gjë. Asgjë s’ndryshon, asgjë s’ndryshon.
Ky mesazh tregon se sa larg njeriut jeni ju.
‘I nderuar doktor Berisha, jam një qytetar nga Poliçani dhe dua t’ju informoj se me miratimin tonë përmes faqes publike Poliçani i brezave, duam të përcjellim një mesazh që buron nga zemra e një komuniteti që e do vendin…, ëë e doni historinë.
Se ju s’e doni, absolutisht! (Ju jeni fshirës të historisë.)
E don vendlindjen. E kemi ndjekur me vëmendje zërin që po ngrini në mbrojtje të 15 bashkive dhe të së drejtës së qytetarëve për të dëgjuar zërin e tyre në lidhje me reformën territoriale. Për ne, Poliçani nuk është thjesht një emër, nuk është thjesht një hartë, është shtëpia jonë, historia dhe identiteti ynë.’
-Janë… po ju keni histori dhe identitet mafioz
-‘…Janë rrënjët që na lidhin me të parët tanë dhe vendi ku duam të ndërtojmë të ardhmen me fëmijët tanë.’ – Po ku keni ju! Ju vetëm për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj mendoni.
-‘Ne jemi një komunitet që nuk harron. Dimë t’i themi mikut mik dhe dimë të vlerësojmë çdo zë që ngrihet kur qytetari kërkon të dëgjohet. Besoj ka ardhur koha për të mbështetur kauzën tuaj…’
Ua lexova këtu, për të kuptuar se sa larg qytetarëve jeni, se si jeni transformuar, se si jeni bërë të tillë, si mund të shkoni ju, a e kuptoni që ju po bëheni.
Gazeta RD