Lubonja: Reforma territoriale bëhet për rrethin e kryeministrit!

Analisti Fatos Lubonja duke folur mbi reformën territoriale në parlament dhe protestën qytetare kundër saj. Ai theksoi se Rama dhe rrethi i ngushtë që e mbron i kanë hequr vendimmarrjen qytetarëve.

Lubonja u shpreh se zhvillimi që thotë Rama, është një distopi në dëm të qytetarit dhe reforma nuk i shërben atij.

Fatos Lubonja: Thelbi është shërbimi ndaj qytetarit. Këto bëhen ti shërbehet më mirë qytetarit. Që të jetë pjesë e vendimmarrjes. Voton një kryetar bashkie, është çështje e parë e demokracisë. Pse kemi dalë në protestë?! Sepse na ka hequr vendimmarrjen zotëria.

I heq zonat e mbrojtura, nuk pyet fare për ne. Ky ka zhveshur shqiptarët nga vendimmarrja duke marrë sa më shumë pushtet. Ky dhe rrethi që mbron ky, një pakicë. Ka filluar që në fillim politikat e mbrapshta në Shqipëri.

Largim i njerëzve nga territoret ku banonin. Ta bëjmë Tiranën dhe Durrësin metropol të madh. Pse ndodhi? Nuk ndodhi kot. Sepse ata që i quajmë oligarkë ishin të gjithë ndërtues, që të ndërtonin ata dhe të pasuroheshin duhet të mblidheshin banorët atje ku çmimi i ndërtimit… kjo Tirana ka pasur 170 mijë banorë tanin nuk ka asgjë vetëm industri ndërtimi, kullat. Ka krijuar një distopi. Nuk është zhvillim. Edhe kur shkatërrohej posi do zhvilloj kulla. Zhvillimi nuk është në funksion të njeriut, por njeriu në funksion të zhvillimit.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Komisionerit të BE/ “Korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri kërkon përgjegjësi politike”

DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni thënë se Evropa duhet të ketë “tolerancë zero” ndaj …