Pengjet nuk rebelohen…

Nga Elona CASLLI

Nuk shpresova asnjë çast në votën kundër të Braçes apo të Spiropalit mbi Reformën Territoriale për arsyen e thjeshtë se në 3 mandate të qeverisjes rilindase nuk kanë shfaqur asnjë tipar individualiteti dhe njeriu- turmë nuk mund të zgjohet njeri-individ nga njëra ditë në tjetrën.

Individualiteti, si çdo gjë në jetë, ka historikun përkatës, ndërsa njeriu-turmë është i privuar nga identiteti, mendimi dhe veprimi individual. Njeriu-turmê ekziston, mendon dhe vepron veçse në rresht.

Braçe, Spiropali dhe të gjithë deputetetët e sektit rilindas nuk munden kurrsesi të dalin nga rreshti sepse kryetari i rreshtit u valëvit dosjet përkatëse dhe ekzistenca e një dosjeje është e barasvlershme me fjalën peng.

Post Scriptum- Të gjithë deputetët e sektit rilindas janë pengje dhe pengjet nuk rebelohen dhe as turpërohen. Pengjet vetëm binden.

About Redaksia

Check Also

Shkatërrimi i Shqipërisë

Nga Arlind Bajaj – Sekretar për Organizimin, PD Vlorë Reforma Territoriale ishte turpi i radhës …