A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale? Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, tek beteja ligjore, a parashikohet edhe ankimimi në Gjykatë Kushtetuese i Reformës së re Territoriale?

Sali Berisha: Nuk përjashtojmë asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve të këtyre 15 bashkive në një debat ndër më të gjatët dhe më intensivët në historinë e parlamentit, 14 orë.
Paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të Padrinos dhe partisë së tij.
Kështu që, ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do e shfrytëzojmë.

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore

DEKLARATË PËR MEDIA, DREJTUESI I DEP. TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI Të nderuar qytetarë, …