Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore

DEKLARATË PËR MEDIA, DREJTUESI I DEP. TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI

Të nderuar qytetarë,

Dje, Edi Rama kaloi në Parlament reformën territoriale, në kundërshtim jo vetëm me kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve, në kundërshtim jo vetëm me kërkesat e vazhdueshme të opozitës, por në kundërshtim edhe me Këshillin e Europës, i cili po dje publikoi Raportin e Monitorimit të aplikimit të Kartës Europiane të Vetë-Qeverisjes Lokale në Shqipëri, monitorim i cili u krye nè 2025 nè vijim tè kèrkesès sè Partisè Demokratike pèr shkak tè abuzimeve tè njèpasnjèshme tè Edi Ramès me pushtetin vendor, pushtet ky i ndarè me Kushtetutè!

Në detaj, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshilli të Europës identifikon tetë shqetësime kryesore:

1-Centralizimi i kompetencave: Bashkitë janë reduktuar shpesh në zbatuese ose mbështetëse të politikave dhe shërbimeve që kontrollohen nga qeveria qendrore.

2-Financimi i pamjaftueshëm: Burimet financiare të bashkive nuk përputhen me koston e përgjegjësive që u janë ngarkuar.

3-Konsultimi joefektiv: Mekanizmat e konsultimit ndërmjet qeverisë dhe bashkive nuk sigurojnë pjesëmarrje të plotë dhe kuptimplotë të të gjitha shoqatave të pushtetit vendor.

4-Probleme me reformën territoriale: Konsultimi për ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e bashkive ka nisur vonë dhe nuk duket se ka garantuar pjesëmarrje reale e në kohë të komuniteteve të prekura.

5-Dobësi në administrimin e taksave vendore: Bashkitë kanë kapacitete të kufizuara për mbledhjen e taksave, ndërsa regjistrimi i pronave nuk është gjithmonë i saktë dhe i besueshëm.

6-Sistem joefektiv i barazimit financiar: Mekanizmat e shpërndarjes së fondeve nuk korrigjojnë mjaftueshëm pabarazitë ndërmjet bashkive.

7-Mungesë e burimeve njerëzore: Bashkitë kanë vështirësi në tërheqjen, mbajtjen dhe zhvillimin e stafit të kualifikuar.

8-Qarqet nuk funksionojnë si një nivel real i vetëqeverisjes: Zgjedhja indirekte e këshillave të qarqeve, kompetencat e kufizuara dhe autonomia e dobët financiare pengojnë funksionimin e tyre si autoritete të mirëfillta vetëqeverisëse.

Të gjitha këto probleme madhore të identifikuara nga Këshilli i Europës përkthehen në shërbime të larguara, në shërbime të munguara, në shërbime të vonuara dhe në shërbime të abuzuara për qytetarët.

Ky është konkretisht “zbatimi” i pasaportës europiane sipas Edi Ramës.

Të bësh të kundërtën e asaj që kërkojnë qytetarët!

Të bësh të kundërtën e asaj që kërkojnë bashkitë!

Të bësh të kundërtën e asaj që kërkon Këshilli i Europës!

Vetëm për centralizim pushteti!

Vetëm për kapje shteti!

Vetëm për interes personal!

Pyetja për ju miqtë e mi është:

“Një Qeveri që miraton ligje për shqiptarët, në kushte rrethimi nga shqiptarët dhe në kushte proteste nga shqiptarët, a i miraton këto ligje me të vërtetë për shqiptarët?”

Ju e vendosni!

About Redaksia

Check Also

Fieri me ditë të tëra pa ujë, tashmë edhe pa energji elektrike!

Nga Luan BAÇI Ndërprerje e menjëhershme e energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të dendura …