Kërkesa e PS për përjashtim, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet, por frikën e Ramës nuk e zhdukni dot!

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të lajmit se PS ka kërkuar përjashtimin prej 60 ditësh të tij nga salla e Kuvendit.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se, jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki.

Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh!

About Redaksia

Check Also

Diplomatja që u takua me Ramën nën hetim nga Departamenti i Shtetit

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, po përballet me një hetim të raportuar të Zyrës …