Balluku ka një tjetër vepër penale të regjistruar/ Gazetarja: Do të bjerë bashkë me Ramën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi çështjen e Ballukut dhe përse ajo vazhdon të jetë deputete, edhe pse ndodhet nën hetim nga ana e SPAK për shumë vepra penale.

Lala theksoi se nëse Balluku bie, do të bjerë bashkë me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, askush në PS nuk vepron pa bekimin e kreut të qeverisë.

“Nëse bie Balluku, bie edhe Rama. Balluku ka tashmë një tjetër vepër penale të regjistruar.

Unë mendoj që në PS askush nuk vepron pa bekimin e kryeministrit. Fakti që z Rama mbrojti Belinda Ballukun përballë SPAK dhe ajo nuk e dha dorëheqjen, më bën të kuptoj, se nëse Balluku bie, do bjerë bashkë me Ramën. Nuk mendoj se Rama do e lëshojë Ballukun, sepse ajo po hetohet për çështje korruptive shumë madhore.

Çështja Balluku është një aferë shumë e thellë kriminale, por ajo është aty, sepse mendoj se atë aktivitet korruptiv e ka kryer me bekimin e kryeministrit.

Kam kuptuar që burrat nuk flasin kundër njëri-tjetrit, por mos e merr përsipër inatin e një gruaje. Unë mendoj që Ramën do e rrëzojë vetëm një grua”, tha Lala.

About Krye Redaktor

Check Also

Diplomatja që u takua me Ramën nën hetim nga Departamenti i Shtetit

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, po përballet me një hetim të raportuar të Zyrës …