Skandali/ 1 milionë euro në muaj paguajnë shqiptarët për “dy tigrat” që nuk ekzistojnë

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë, pavarësisht se nuk marrin asgjë në këmbim.

KESH mbylli zyrtarisht tenderin për operimin dhe mirëmbajtjen e Tigrave të Vlorës për dy vitet e ardhshme. Kontrata gjigante me vlerë totale prej 1.67 miliardë lekësh pa TVSH ose 18.6 milionë euro i është besuar kompanisë “RENCO Spark sh.p.k.”, e cila është pjesë e grupit italian të inxhinierisë “Renco Spa”.

Tigrat, krimi vazhdon/ KESH do të paguajë 25.5 mijë euro në

Por shifra prej 25.5 mijë eurosh në ditë nuk është e gjithë fatura që do të paguhet. Ajo parashikon vetëm mirëmbajtjen dhe operimin. Ndërkohë miliona euro të tjera do të paguhen për të blerë karburantin. Furnizimi me lëndë djegëse (Heavy Fuel Oil – HFO dhe Light Fuel Oil – LFO) sigurohet dhe paguhet tërësisht nga KESH sh.a.

Renco ishte pjesë e konsorciumit bashkë me amerikanen Excelerate, që solli dhe mirëmbajti këto asete për dy vitet e kaluara kundrejt faturës marramendëse prej 70 milionë dollarësh.

Shpërdorim masiv i parasë publike

Dy anijet konsiderohen si një nga rastet më flagrante të shpërdorimit masiv të parasë publike. Ato u sollën në Shqipëri në vitin 2022 me argumentin për të forcuar sigurinë energjetike.

Sipas marrëveshjes me Excelerate, Korporata Shqiptare pagoi 94 mijë dollarë në ditë për një periudhë dy vjeçare për qiranë e këtyre dy anijeve, ndërkohë që nuk dihet sasia e energjisë së prodhuar prej tyre.

Në total për periudhën dy vjeçare marrëveshja kishte një vlerë prej rreth 70 milionë dollarësh, dy të tretat e të cilës ishin pagesë qiraje, ndërsa pjesa tjetër kosto mirëmbajtje.

Si përfundim, KESH pagoi 70 milionë dollarë për të marrë dy asete jo rentabël, të cilat kanë një kosto jashtëzakonisht të lartë të prodhimit të energjisë. Kjo është dhe arsyeja që në periudhën e qirasë ato u përdorën shumë pak, pavarësisht se paratë u paguan plotësisht./kapitali.al

About Krye Redaktor

Check Also

Quhet ‘Narcos’/ Monedha e re që zëvendëson lekun

Sali BERISHA Sot, në historinë e këtij vendi, shënohet rekordi më i zi i kohërave. …