Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.
Automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për veprimet hetimore dhe për të zbardhur shkaqet e shpërthimit si dhe po punon për të identifikuar autoret.

Gazeta RD