Eurodeputetja: Von der Leyen shkoi në Shqipëri dhe nuk foli për protestat dhe korrupsionin

Eurodeputetja Terry Reintke ka kritikuar heshtjen e institucioneve europiane përballë protestave që po zhvillohen prej më shumë se 130 ditësh në Shqipëri, duke e cilësuar të papranueshme që presidentja e Komisionit Europian të vizitojë vendin pa e trajtuar këtë çështje.

Në reagimin e saj, Reintke thekson se miliona njerëz jashtë Bashkimit Europian po luftojnë për vlerat europiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë.

Sipas saj, Shqipëria është një shembull i kësaj përpjekjeje dhe BE-ja nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë qytetarëve që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur këto vlera.

“Heshtja nuk është një alternativë. BE-ja duhet të zgjerohet, por duhet edhe të mbrojë vlerat e vërteta europiane kudo që njerëzit rrezikojnë gjithçka për t’i mbrojtur ato”, shkruan Reintke në postimin e saj.

Postimi

The commission president going to Albania ëithout addressing the mass protests that have been going on for more 130 days, is not acceptable.

Albania that is the prime example: millions outside the EU are fighting for European values, anti-corruption, and a better future.

Silence is not an option. The EU must grow, but it must stand up for true European values wherever people risk everything to defend them.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Fshitë 15 bashki me një të rënë të lapsit dhe doni një hartë elektorale! PS nuk do reformë!

Në Konferencën e Kryetarëve, Deputetja e PD, Jorida Tabaku kundërshtoi kërkesën e maxhorancës për ngritjen …