Berisha: Sot skamja troket në mbi gjysmën e vatrave të shqiptarëve! Qindra mijëra vende pune janë asgjësuar nga narko-eurot

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka Edi Ramën dhe qeverinë e tij se ka zhytur shqiptarët në varfëri, ka shkatërruar ekonominë dhe po i detyron të rinjtë të largohen nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e ‘Ripërtëritjes’ në Dibër, Berisha deklaroi se skamja po troket në mbi gjysmën e familjeve shqiptare, ndërsa kostot e jetesës dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet bazë po rëndojnë gjithnjë e më shumë qytetarët.

Berisha: Sot varfëria, skamja troket në mbi gjysmën e vatrave të shqiptarëve.

Një çift i ri, për të rritur fëmijën e parë, duhet t’i kushtojë atij 60 përqind të rrogës.

Një çift i ri, për të blerë një apartament, e ka mollë të ndaluar, nuk e blen dot.

Të gjitha këto bëjnë që ne të ikim nga ky vend, ndonëse ua them me bindjen më të madhe vend me pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka.

Por vend që plaçkitet në mënyrën më të pamëshirë nga këta qeveritarë dhe që e katandisin shqiptarin të numërojë kafshatën.

E katandisin qytetarin të mos marrë ilaçin.

E katandisin të riun të mos shohë asnjë mundësi të ndërtojë ëndrrën e tij në Dibër as në Shqipëri, por ta marrë atë rrugëve të botës.

Dje vjen një lajm më i habitshmi që mund të dëgjohej. Leku shqiptar në raport me euron dhe dollarin, krahasuar me 40 monedhat kryesore të botës, rezulton numri 1, më i forti, më i fuqishmi.

Por kjo në vend që të ishte ogur i bardhë dhe krenari për çdo shqiptar është ogur i zi dhe ndëshkim për çdo shqiptar.

Si ndodhi që leku del më i fortë se monedhë tjetër?

Se dollari amerikan, se euro evropiane, se frangu i Zvicrës.

Çfarë ndodhi?

Jo miq, kjo është fortësi e rreme.

Po pse është e rreme dhe pse është fatkeqësi?

Sepse asnjë shqiptar sot me 100 lekë nuk blen dot kurrë ato që merrte 10 vjet më parë. Jo, përkundrazi merr të paktën 40-50 përqind më pak sepse çmimet janë rritur me shpejtësi.

Po atëherë çfarë po ndodh me këtë simbol kombëtar?

Po, kriminelët, trafikantët, kartelet fusin me kontejner, me autobus, me të gjitha mjetet narkoeurot e tyre, i nxjerrin në treg, blejnë lekun se do bëjnë investime dhe cilat janë pasojat?

Pasojat janë shkatërrimtare për ekonominë.

Fermeri i Dibrës që shet mollën jashtë, e shet me euro, por të gjitha shërbimet ia bën me lekë.

Çfarë do të thotë? Do të thotë që i rriten shërbimet të paktën me 30 gjer në 40 përqind, sepse ai eurot do i konvertojë në lekë për të paguar shpenzimet.

Çfarë ka ndodhur miq?

Me mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët punonin në sipërmarrjet me fason për prodhim të këpucëve dhe veshjeve dhe ai ishte prodhimi kryesor, në vitin 2013 ne arritëm të jemi vendi i tetë në botë për prodhimin e këpucëve. Arritëm të jemi eksportues qumështi, vezësh. Arritëm disa gjëra, nuk po them se arritëm shumë, por disa gjëra i arritëm.

Kurse tani shpunësim masiv.

Ndërmarrjet e eksportit të tekstileve, të këpucëve dhe çdo eksport tjetër në falimentim njëra pas tjetrës.

Qindra mijëra vende pune asgjësohen dhe shqiptarët marrin rrugët e dheut.

About Redaksia

Check Also

Mediat e huaja jehonë protestës në Tiranë: Studentët kërkojnë rrëzimin e sistemit!

Protesta e studentëve në Tiranë, e zhvilluar pasditen e kësaj të marte para Ministrisë së …