Protesta përpara Ministrisë së Arsimit ka agravuar me dhunën e Policisë ka ndërhyrë në mënyrë barbare, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët.
Policia tashmë po bën edhe shoqërimet e para, ku efektivët kanë shoqëruar disa nga protestuesit, mes tyre dhe një vajzë e cila ka kërkuar të lajmërohet prindi i saj.
Efektivët kanë ngritur kordon policor, duke shpërndarë protestuesit.
Tashmë studentët janë tek Sheshi Skënderbej, pas zhvendosjes nga Rruga e Durrësit. Ndërsa, protestuesit vijojnë që të bëjnë rezistencë.
“Nuk ju vjen turp”, ishin thirrjet e studentëve.
Gazeta RD