DW jehonë protestës në Tiranë: Studentët sërish në protestë, policia përdor gaz…

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete. Atyre u janë bashkuar dhe disa nxënës në gjimnaze.

Njëjtë si një ditë më parë (13.10.2027), protesta është shoqëruar me tensione, ku të rinjtë kanë hedhur gurë e molotovë në drejtim të uniformave blu. Për t’i shpërndarë, policia përdori gaz lotsjellës dhe tymuese.

Për protestën ka pasur reagim edhe nga Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë.

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet”, shkruhet në postim ndër të tjera.

Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të opozitës.

Mësohet se ka pasur disa të shoqëruar./ DW/

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …