Berisha-Ramës: Historia ka provuar që ata që s’kanë ditur të japin dorëheqjen e kanë pësuar në mënyrë fatale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar Edi Ramës të japë dorëheqjen, duke paralajmëruar se ata që nuk kanë ditur të largohen nga pushteti në kohën e duhur, e kanë pësuar në mënyrë fatale.

Në një takim me drejtuesit e PD në Tiranë, Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës të rreshtohen në krah të studentëve protestues, ndërsa dënoi atë që e cilësoi si dhunë brutale dhe të paparë ndaj demonstruesve paqësorë.

Berisha: Çdo njëri prej jush, çdo anëtar, çdo mbështetës i PD duhet të gjendet në anën e studentëve në këtë orë të historisë.

Duke dënuar edhe njëherë me forcën më të madhe dhunën brutale, të paparë ndaj protestuesve paqësorë dhe shprehur solidaritetin tonë të plotë me protestën studentore, i rikujtoj Edi Ramës se nuk ka absolutisht asnjë shpresë.

Ndaj dhe jep dorëheqjen që kriza të mos të të përpijë.

Jep dorëheqjen se historia ka provuar që ata që nuk kanë ditur të japin dorëheqjen, e kanë pësuar në mënyrën më fatale.

Të rikujtoj këtu një moment, në vitin 1990, më 11 dhjetor në plenumin e Komitetit Qëndror të Partisë, Ramiz Alia u thotë anëtarëve të plenumit: Ata kërkojnë kokën time, se ata studentët kërkonin që të shkonte në qytet t’i takonte. Ata janë, thotë ai, për një skenar Çaushesku.

Por të jemi të vërtetë, Ramiz Alia e kuptoi që skenari i Çausheskut e gllabëronte atë, ndaj i priti dhe i takoi studentët.

Tani, këta studentë nuk kërkojnë takim, këta kërkojnë dorëheqje.

Kërkojnë dorëheqje dhe atij mund t’i duket si një dënim pa rekurs, por e ka mbushur kupën, ka tejkaluar gjithçka.

Ndaj dhe i them jep dorëheqjen menjëherë se sa më parë.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …