Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi të përballojë vrullin dhe revoltën e studentëve. Në orët e vona të mërkurës, kjo shikohej qartë në rrugët e Tiranës. Protestuesit kontrollonin gjithcka. Ata hipnin edhe mbi makinat e policisë dhe policët rrinin dhe vetëm shikonin.

Policë të tjerë u kapën me shkelma nga protestuesit, ndërsa në një video tjetër shikohet një polic i cili merr një molto nga një pikë shitje të cilës protestuesit i kishin thyer xhamat.

E vërteta është se policët nuk kanë më as fuqi dhe as moral përballë mijëra të rinjve dhe të rejave që janë gati të sakrifikojnë gjithcka për të rrëzuar regjimin.

Arsyeja është e thjeshtë. Rama ka thirrur policët e rretheve për shkak se policët e Tiranës nuk e përballonin protestën. Ndërkohë, këtyre policëve të rretheve që kanë prej dy ditësh në shërbim në Tiranë nuk i është dhënë as ushqim dhe madje as ujë.

Gjendja e tyre e mjeruar shikohej në protestën e të mërkurës. Policia ka rënë bashkë me regjimin.

About Krye Redaktor

Check Also

Studentët, ultimatum Ramës deri në orën 13.00/ “Nëse nuk jep dorëheqjen…”

Studentët i kanë dhënë ultimatum sot Ramës për të dhënë dorëheqjen deri nesër në orën …