Gjimnazistët dhe studentët “zotër” të rrugëve! Deputetët e PS fshihen, Rama kërcënon (Video)

Mijëra e mijëra gjimnazistë e studentë vërshuan në rrugët e Tiranës ditën e sotme (15 tetor) kundër qeverisë Rama. Pakënaqësia ndaj qeverisë është tejet e madhe saqë sot, në ditën e tretë të protestës studentore, pothuajse të gjithë studentët dhe gjimnazistët nga e gjithë Shqipëria janë në bojkot.

Protestuesit i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri sot, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen. Ndërsa paralajmërojnë kryeministrin Rama se, nëse nuk jep dorëheqjen deri në orën 13:00, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit.

Në Tiranë mijëra protestues kanë bllokuar rrugët duke u kthyer në “zotër” të tyre. Gjimnaze të shumta dhe Universitetet janë në bojkot dhe po shprehin revoltën e tyre.

Protestuesit janë ndalur te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke thyer xhamat e godinës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

MINISTRIA E INFRASTRUKTURES

Mijëra gjimnazistë nga Kamza janë nisur në drejtim të kryeqytetit me brohoritje kundër qeverisë Rama që e ka zhytyr vendin në varfëri dhe ka lënë shëndetësinë e arsimin në mëshirë të fatit.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës mësimi është bojkotuar dhe po protestohet kundër një qeverie të korruptuar.

Qindra gjimnazistë dhe studentë kanë dalë në protestë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës. Të rinjtë janë solidarizuar me protestat e studentëve në kryeqytet që po protestojnë këtë të enjte në ditën e tretë.

Gjatë marshimit të tyre, protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit teksa po shkojnë drejt Bashkisë. Gjatë marshimit janë hedhur kapsolla dhe lëndë piroteknike në rrugë.

Frika nga protesta e studentëve, qeveria Rama anulon seancën në Kuvend

About Redaksia

Check Also

Protesta zhvendoset tek Parlamenti! Studentë e gjimnazistë nuk tërhiqen: Ju erdhi fundi!

Protesta e të rinjve, student dhe gjimnazistë është kudo, jo vetëm në rrugën e Durrësit. …