Protesta edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me vezë derën e Rektoratit

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë, në shenjë solidariteti me studentët protestues në Tiranë. Gjatë tubimit para Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ata qëlluan me vezë derën e godinës, ndërsa paralajmëruan se protestat do të vijojnë.

Protesta nisi në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nga ku studentët marshuan drejt Bashkisë së Shkodrës dhe më pas u ndalën para godinës së Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë grumbullimit, studentët shprehën pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve “Turp!”, ndërsa një pjesë e tyre qëlluan me vezë derën e Rektoratit.

Studentët deklaruan se do të vijojnë protestat, duke theksuar mbështetjen dhe solidaritetin me protestuesit në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

TV amerikan: Ndizen protestat kundër korrupsionit qeveritar, kërkohet largimi i Ramës

Protestat kundër korrupsionit qeveritar dhe kostove të arsimit në Shqipëri përshkallëzojnë në dhunë NBC NEWS …