Berisha: Kjo është protesta më e fuqishme studentore kundër zjarrvënësit të pamëshirë të shpresave të shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një deklaratë shtypi nga tha se,  kjo është protesta më e fuqishme studentore kundër zjarrvënësit të pamëshirë të shpresave të shqiptarëve.

Berisha tha se, universitetet, si kurrë ndonjëherë nga dhjetori i vitit ‘90, janë hedhur në grevë.

Berisha: Universitetet e vendit si kurrë ndonjëherë ,nga dhjetori i vitit 1990, janë hedhur të gjitha në grevë të përgjithshme.

Studentët shqiptarë, në të katër anët e Shqipërisë, janë në protestën më të fuqishme studentore që ka njohur vendi.

Bashkë me studentët janë dhjetëra mijëra gjimnazistë, të cilët kanë dalë krah tyre dhe kërkojnë largimin, dorëheqjen e menjëhershme të personit që trajtoi Shqipërinë si një Padrino. Të armikut të egër të ekzistencës së shqiptarëve.

Të zjarrvënësit të pamëshirë të ëndrrave, idealeve demokratike.

Të zjarrvënësit të pamëshirë të shpresave të shqiptarëve.

Kurrë në historinë e këtij vendi, një regjim, një person, kryeministër, mbret, president apo sulltan, qoftë dhe guvernator i pushtuesve nuk ka shtypur, nuk ka rrënuar ekonomikisht, nuk ka vjedhur miliarda e miliarda me organizatën e tij kriminale siç ka bërë Edi Rama.

Edi Rama ndërtoi parajsën e tij mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ndërkohë, theksoj dhe njëherë, hodhi në flakë, në zjarr ëndrrat e mbi 47% të shqiptarëve që u detyruan të marrin rrugët e dheut nga varfëria dhe skamja e këtij vendi.

Hodhi në zjarr, dogji me zjarr shpresat e një kombi, e shqiptarëve që vendi i tyre të bëhet.

Dogji në flakë dhe zjarr qenien, vetë qenien shqiptare, e dëmtoi sa askush tjetër.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e grupit parlamentar të PD/ Rama të japë dorëheqjen, Parlamenti të shpërndahet

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më …