PD në Komisariatin e Korçës/ Kreka: 24 të rinj të shoqëruar nga policia, mes tyre edhe 14-vjeçarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Fidel Kreka, ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Korçës për t’u interesuar për 24 të rinjtë e shoqëruar nga policia pas protestës, mes të cilëve dhe shumë të mitur.

Kreka pati një takim me drejtorin e Policisë së Korçës, të cilit i kërkoi informacion tē detajuar për numrin e të rinjve të shoqëruar në Komisariat, si dhe numrin e të miturve. Ai kërkoi që policia të veprojë në përputhje me ligjin dhe të garantojë të drejtat e çdo personi të shoqëruar, veçanërisht të të miturve.

Deputeti takoi edhe disa nga prindërit e të rinjve të shoqëruar gjatë zhvillimit të protestës, të cilët ngritën shqetësimin se mes të shoqëruarve ka të mitur të moshës 14, 16 dhe 17 vjeç, Një tjetër shqetësim për prindërit ishte shoqërimi i të rinjve dhe të miturvr nga persona civilë dhe jo nga efektivë me uniformë.

Deputeti Fidel Kreka kërkoi nga policia e Korçēs dhe organet ligjzbatuese të përfundojnë sa më shpejt veprimet procedurale dhe të lirojnë të gjithë të rinjtë e shoqëruar.

About Redaksia

Check Also

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke …