Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e studentëve në Tiranë, ku e reja Eva Pango, e cila u shfaq e gjakosur gjatë tubimit, shihet duke u nxjerrë nga një automjet dhe duke u vendosur në barrelë nga një personel mjekësor.
Në fytyrën e të resë duken shenjat e gjakut, ndërsa personeli ndërhyn për ta transportuar brenda spitalit.


Lidhur me rastin ka reaguar avokati Altin Goxhaj, i cili ka bërë një njoftim alarmues për gjendjen e studentes.
Goxhaj shkruan se studentja kishte humbur shumë gjak, ndërsa shton se ajo u transportua me makinë private, pasi nuk kishte ambulancë në dispozicion.
Avokati ngre gjithashtu akuza për protestues të tjerë të plagosur në kokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.
Gazeta RD