Protestuesi: Nuk ndalemi pa ikur Rama! Është mbushur kupa!

Një protestues theksoi se asnjë i jashtëm nuk ka dalë në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës, por janë të gjithë studentë.

Ai theksoi se në protestë kanë dalë njerëz që kanë 1 mijë probleme, ndërsa shtoi se kryeministri duhet të largohet sepse është mbushur kupa.

“Të gjithë janë studentë, asnjë i jashtëm. Janë studentë, gjimnazistë dhe njerëz me 1 mijë probleme. Ne protestojmë sepse është mbush kupa gjithandej.

Taksa të larta, shpenzime, shkolla është e shtrenjtë, qiratë e shtrenjta. Çdo gjë e shtrenjtë. Jemi zhytur gjithandej me borxhe e gjëra, të rri te shtëpia?”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Pronarja e lokalit/ Biznesi u sulmua nja civilë të policisë brenda prozestuesve

Pronarja e një prej lokaleve të dëmtuara gjatë protestëska reaguar përmes një postimi në rrjetet …