Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme pas protestës së madhe të studentëve.
Sipas Ramës në protestë ka duar të huaja, që nuk i duan të mirën Shqipërisë.
“Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë. Kjo nuk ka lidhje me studentët, nuk është më studentore. Pengmarrja e qytetit me maska, nuk ka të bëjë më hallet, me problemet me aspiratat e gjithkujt që do një jetë më të mirë. Është po ajo dorë, që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë jo një herë dhe që është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre, ku urretja më e verbër janë e vetmja dritë arsye. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës qytetin nuk janë studente.
Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarin dhe të qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë për axhenden e tjetër kujt. Dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë, dhe e dimë se e kujt është sot mbështet edhe nga duart e huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së BE. Nuk e duan Shqipërinë të lirë, për të qenë bashkë me popujt e tjerë. A ju duket rastësi që sapo Shqipëri afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. Kjo që po ndodh është një test i karakterit tonë, është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengesë artificiale.
Gazeta RD