Protestuesit që u nisën nga Ministria e Arsimit po vijojnë marshimin në drejtim të zonës së 21 Dhjetorit dhe më pas drejt Rrugës së Kavajës.
Një numër i konsiderueshëm studentësh, gjimnazistësh dhe qytetarësh të tjerë kanë kaluar nga Zogu i Zi dhe po vijojnë lëvizjen drejt Unazës, duke marshuar mes automjeteve.
Gjatë marshimit, shoferët që përballen me protestuesit u bien borive në shenjë mbështetjeje për të rinjtë që vijojnë protestën.
Gazeta RD