Berisha: Të bashkohemi në një front të rrëzojmë këtë regjim

Në tryezën e zhvilluar me Shoqërinë Civile, kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se, e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë regjim që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri është një bashkim mes të gjitha partive politike opozitare dhe krijimin e një fronti të përbashkët për të ndërvepruar mes tyre. Sipas Berishës, ky është një regjim i pasur por ky është një regjim i kalbur. I kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.

Unë rrugë të vetme dhe të sigurtë për tu përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partive të tjera opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Vërtet ky është një regjim i pasur por ky është një regjim i kalbur. I kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shkreli: Beci e përdor sallën e Bashkisë për takim elektoral, buxheti u votua pa u prezantuar

Këshilltarja e PD në Bashkinë Shkodër, Eliona Shkreli në një deklaratë për mediat tha se, …

Leave a Reply