Banditët në polici rrëmbejnë shtetasin amerikan/ Reagimi i Philip Gilpin

Një shtetas amerikan, Philip Gilpin., pretendon se është ndaluar për disa minuta nga një grup burrash pa shenja dalluese, teksa po kalonte pranë sheshit kryesor në Tiranë.

Në dëshminë e tij, ai thotë se bashkë me të u shoqëruan edhe disa adoleshentë, me të cilët kishte nisur një bisedë të rastësishme.

‘Ndërsa ecja nëpër sheshin kryesor, kalova pranë një grupi prej 5 adoleshentësh që po bisedonin. I përshëndeta njëri prej tyre dhe filluam të bisedonim. Përshëndetje, si jeni, një bisedë e thjeshtë’, rrëfen amerikani.

Ai pretendon se vetëm pak minuta pas këtij kontakti, situata ndryshoi papritur, kur një grup burrash iu afrua me vrap.

‘Rreth 3 minuta më vonë, një grup prej gati 10 burrash pa shenja dalluese, të veshur të gjithë me të zeza dhe me shkopinj, erdhën me vrap drejt nesh dhe na rrëmbyen fizikisht dhe na arrestuan të gjithëve’, thuhet në dëshmi.

Sipas Philip Gilpin Jr., adoleshentët u shoqëruan, ndërsa ai u mbajt për t’u marrë në pyetje nga dy persona që ai i përshkruan si ‘oficerë’.

‘I thashë se jam amerikan nga Bostoni dhe i tregova patentën time amerikane’, tregon ai.

Amerikani pretendon se personat që e ndaluan fotografuan patentën dhe i bënë gjithashtu një fotografi atij vetë. Pas rreth 10 minutash, gjatë të cilave thotë se u përball me përpjekje për ta frikësuar, ai u lejua të largohej.

‘Pas rreth 10 minutash përpjekjeje për frikësim, më lanë të shkoja’, shprehet Gilpin Jr.

Në dëshminë e tij, ai shton se rasti nuk ishte i vetmi që kishte parë atë mëngjes. Amerikani pretendon se kishte qenë dëshmitar edhe i tre incidenteve të tjera në të njëjtën zonë, ku grupe të vogla burrash ndalonin të rinj.

Image

About Redaksia

Check Also

Pamje të rënda! Banditi i policisë hedh bombulën me gaz lotsjellës, plagoset në kokë studentja

Këto janë pamjet e rënda nga momenti ku një vajzë e re u plagos në …