Paralajmërimi ndaj Ballës: Në burg do të përfundosh!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha ka reaguar ashpër ndaj Taulant Ballës.

Hoxha shkruan në një reagim në rrjetet sociale, se Balla sot ka bërë një gabim që do ta kujtojë gjatë, pasi urdhëroi arrestimin e pedagoges Ilirjana Kuçana. Ai i ka kujtuar Ballës dhe dosjen që ka në SPAK.

Reagimi i Lisandër Hoxhës

Taulant Balla, ti dhe ata që fshehin nëpër sirtarët e SPAK-ut dosjen tënde do të shkoni në burg.

Asnjë lloj presioni nuk i ndalon aspiratat e popullit tonë për një qeveri teknike, me mbështetjen e SHBA-ve, për të luftuar krimin dhe korrupsionin tuaj.

Sot urdhërove arrestimin e pedagoges Ilirjana Kuçana.

Sot ke bërë një gabim të cilin do ta kujtosh gjatë.

About Redaksia

Check Also

Deputët e Ramës me vota të grabitura kanë filluar ofensivën e shpifjeve dhe intrigave!

Nga Luan BAÇI Deputet e Rames, dal nga zgjedhjet 11 Majit 2025, me vota te …