Pasoja të renda nga akti barbar/ Dëmtime në kafkë dhe në shtyllën kurrizore

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e policisë gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Mediat raportojnë se një familjar i Skanës ka bërë të ditur se i riu ka pësuar dëmtime në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, si dhe ka pasur humbje të kujtesës pas ngjarjes.
Sipas familjarit, gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka nisur gradualisht të rikujtojë atë që ka ndodhur, ndërsa dëmtimet e pësuara, sipas familjarit, janë të rikuperueshme.
“Ka pasur humbje të kujtesës dhe dëmtim të shtyllës kurrizore. Është jashtë rrezikut për jetën, tani sapo ka filluar të kujtojë. Ka dëmtim të kafkës, por çdo gjë është e rikuperueshme. Edhe shtylla kurrizore është e rikuperueshme”, ka deklaruar familjari.
Ndërkohë dy efektivët e policisë që dhunuan të riun janë pezulluar menjëherë nga detyra.

About Krye Redaktor

Check Also

Mesazhi i Ambasadës amerikane/ “Nxisim qytetarët të marrin pjesë në protesta…”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestat që kanë shpërthyer …