Takimi i Ambasadorit amerikan me Shefin e Shtabit/ A do e nxjerrë Rama ushtrinë kundër protestuesve?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji. Takimin e ka bërë të ditur vetë Kingji, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shprehet se ka theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.

Takimi i Ambasadorit amerikan Wendt u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë u bë sot, vetëm një ditë pasi mediat afër Ramës treguan fotot e makinave të ushtrisë duke lëvizur nëpër Tiranë.

Lajmi i këtyre mediave ishte se Rama do të nxjerrë ushtrinë kundër protestuesve. Takimi vjen pikërisht një ditë pas kësaj tentative të Ramës.

Pyetja që shtrohet pas takimit të Ambasadorit amerikan me Qingjin e Ramës, a do të tentojë Rama më të nxjerrë ushtrinë kundër protestuesve?

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Mesazhi i Ambasadës amerikane/ “Nxisim qytetarët të marrin pjesë në protesta…”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestat që kanë shpërthyer …