U përplas në tokë nga policia/ Flet e motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe në shtyllën kurrizore

Motra e të riut, Muhamet Skana që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore ka treguar si eshte gjendja e tij shendetesore.

Ajo bën të ditur se familja, përfshirë nënën, babanë dhe motrat, po qëndron pranë të riut në këto momente të vështira, ndërsa shpreh shpresën për shërimin e tij.

“Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan ajo në mesazhin e publikuar ng gazetari Blendi Fevziu.

Krahas shqetësimit për gjendjen shëndetësore të të riut, motra e tij paralajmëron se familja do të ndjekë rrugën ligjore për të kërkuar përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish”, thuhet ne mesazhin e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD propozon zero tarifa për hyrjen në universitet, heqjen e mesatares dhe subvencionim të qirasë me 50%

Bruna Gega: Studentët ankohen për kostot e lartë të studimeve dhe mungesën e mbështetjes. Cilat …