Protesta e studentëve dhe të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.
Të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit, ndërsa gjatë protestës, disa prej tyre u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.
Situata është tensionuar më tej kur protestuesit kanë nisur të godasin ambientet e postës, çka është pasuar nga ndërhyrja e efektivëve të policisë.
Pas veprimeve të policisë, protestuesit janë shpërndarë.
Gazeta RD