Nis protesta në Korçë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!

Një grup të rinjsh kanë dalë këtë të shtunë në protestë në qytetin e Korçës, duke u mbledhur fillimisht pranë monumentit të Luftëtarit Kombëtar dhe më pas duke marshuar përgjatë pedonales.

Me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e qytetit.

Ndërkohë, pranë institucioneve vihet re prani e shtuar e punonjësve të policisë, ndërsa protesta, sipas raportimeve, po zhvillohet në mënyrë paqësore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka pasur ndonjëherë qëndrim kaq shtazor policia e Edi Ramës, që përpiqet të mbrojë një narkodiktator të urryer!

Igli Dorëzaj: Ka pasur përplasje mes të rinjve dhe policisë dhe raportime për përdorim të …