Vendimi për protestuesit/ Avokatja Kalaja: Gjykata është kthyer në notere të organit të akuzës

Avokatja Adriana Kalaja komentoi vendimet e gjykatës për protestuesit e arrestuar. Ajo tha se gjykata është kthyer në notere të organit të akuzës.

“Gati 90 përqind e prokurorëve ishin me kërkesën për burg me afat 21-ditor.

Ajo që është shqetësuese është fakti se gjykata, ashtu si dje, është kthyer në noter të organit të akuzës, edhe ato ndryshime që u bënë për disa studentë dhe nxënës, u bë pasi e ka pranuar vetë organi i akuzës.

Bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është Policia e Shtetit.

Raportet e shërbimit bëhen nga të njëjtët policë, thuhen të njëjtat gjëra, manipulohen, falsifikohen.

I njëjti polic që ka bërë ndalimin në orën 14:00 te Ministria e Arsimit, del edhe tek kryeministria në të njëjtën orë.

Ne nuk jemi në komunizëm që të gjejmë 10 vetë dhe t’i dënojmë për 10 mijë veta. Pra, nuk kishte individualizim të veprave penale.

Ndodh një precedent i rrezikshëm dhe kriminal, në moment që të rinjtë shoqërohen, mbahen me orë të tëra në komisariate, pastaj fillon raporti i shërbimit.

Çka është më e rëndë edhe se kjo është se u sekuestrojnë telefonat”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka pasur ndonjëherë qëndrim kaq shtazor policia e Edi Ramës, që përpiqet të mbrojë një narkodiktator të urryer!

Igli Dorëzaj: Ka pasur përplasje mes të rinjve dhe policisë dhe raportime për përdorim të …