Përplasjet e dhunshme dhe skenat e paprecedenta të regjistruara gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë lënë pas dëmtime dhe plagë të rënda fizike te qytetarët dhe protestuesit.
Në një nga pamjet më tronditëse të publikuara nga terreni, raportohet për një rast ekstrem goditjesh ndaj një prej protestuesve të rinj. I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në trup pasi është qëlluar me jo më pak se 7 plumba gome nga ana e efektivëve të policisë.
Plagët e shumta të shkaktuara nga predhat e gomës në trupin e protestuesit dëshmojnë për intensitetin e lartë dhe përdorimin e forcës tejet të tejskajshme gjatë ndërhyrjeve për shpërndarjen e turmës.
Situata mbetet tejet kritike, ndërsa thirrjet për të ndalur përdorimin e armëve me plumba gome ndaj qytetarëve bëhen çdo minutë e më urgjente.
Gazeta RD